Skip to content

Peeling Kimik

Çfarë është Peeling Kimik?

Peeling kimik është një procedurë dermatologjike jo-invazive që përdor acide të përzgjedhura për të eksfoliuar shtresat sipërfaqësore të lëkurës, duke stimuluar rinovimin qelizor dhe përmirësuar cilësinë e përgjithshme të saj.

Përmes largimit të qelizave të dëmtuara dhe stimulimit të proceseve natyrale të rigjenerimit, peeling ndihmon në përmirësimin e teksturës, tonit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke trajtuar një sërë problematikash dermatologjike dhe estetike.

Çfarë ofrohet në Dermadvance?

Në Dermadvance ofrohet BioRePeel, një peeling inovativ biphasik që kombinon eksfolimin e lëkurës me veprimin biostimulues dhe rigjenerues.

BioRePeel ndihmon në rinovimin e lëkurës pa shkaktuar eksfolim të dukshëm apo kohë rikuperimi, duke e bërë të përshtatshëm gjatë gjithë vitit.

Protokollet tona fokusohen në:

  • Përmirësimin e cilësisë së lëkurës
  • Trajtimin e akneve dhe shenjave post-akne
  • Reduktimin e njollave dhe hiperpigmentimeve
  • Menaxhimin e lëkurës së yndyrshme
  • Trajtimet anti-age

Rigjenerimin dhe revitalizimin e lëkurës

Shërbimet

Benefitet e Trajtimit

Stimulon rinovimin qelizor

Ndihmon në largimin e qelizave të dëmtuara dhe nxit formimin e qelizave të reja dhe më të shëndetshme.

Përmirëson teksturën e lëkurës

Lëkura bëhet më e lëmuar, më uniforme dhe më e rafinuar.

Redukton imperfeksionet

Ndihmon në minimizimin e poreve të zgjeruara, pikave të zeza dhe papërsosmërive të sipërfaqes së lëkurës.

Përmirëson tonin e lëkurës

Kontribuon në uniformizimin e ngjyrës së lëkurës dhe reduktimin e njollave.

Ndihmon në trajtimin e akneve

Rregullon prodhimin e sebumit dhe ndihmon në reduktimin e kongjestionit të poreve.

Cilat problematika trajton?

Akne aktive

Shenja post-akne

Pore të zgjeruara

Lëkurë të yndyrshme

Hiperpigmentime

Njolla nga dielli

Teksturë të ashpër të lëkurës

Shenja të hershme të plakjes

Humbje të shkëlqimit dhe vitalitetit

A është i dhimbshëm peeling kimik?

Jo. Gjatë trajtimit mund të ndjeni një ndjesi të lehtë pickimi ose ngrohtësie, e cila largohet shpejt.

Lëkura duket më e freskët dhe më e ndritshme që pas seancës së parë, ndërsa rezultatet optimale zhvillohen gradualisht gjatë javëve në vijim.

Numri i seancave përcaktohet nga dermatologu sipas problematikës që trajtohet. Në përgjithësi rekomandohen 3–6 seanca për rezultate optimale.

BioRePeel është një nga peeling-ët që mund të realizohet gjatë gjithë vitit, gjithmonë duke respektuar përdorimin e mbrojtjes së lartë ndaj diellit.

Po. Peeling-ët kimikë kombinohen shpesh me trajtime të tjera dermatologjike dhe dermo-estetike për të përmirësuar rezultatet.