Lazer për Meshkuj
Çfarë është epilimi me lazer?
Epilimi me lazer është një trajtim jo-invaziv që përdor energjinë e dritës për të targetuar folikulin e qimes, duke reduktuar gradualisht rritjen e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Trajtimi është ideal për meshkujt që kërkojnë një zgjidhje afatgjatë për reduktimin e qimeve të padëshiruara, përmirësimin e komfortit të përditshëm dhe kujdesin ndaj lëkurës.
Çfarë ofrohet në Dermadvance?
Trajtimet personalizohen sipas tipit të lëkurës, densitetit të qimeve dhe zonës që trajtohet.
Në Dermadvance, epilimi realizohet me Quanta Suprema 4V, një nga platformat më të avancuara të lazerit, e projektuar për të ofruar trajtime të personalizuara për tipologji të ndryshme lëkure dhe qimesh.
Shërbimet
Benefitet e epilimit me lazer
Reduktim afatgjatë i qimeve
Trajtimi ndihmon në reduktimin progresiv dhe afatgjatë të qimeve të padëshiruara.
Më pak irritime nga rruajtja
Redukton skuqjen, kruarjen dhe inflamacionin e shkaktuar nga rruajtja e shpeshtë.
Ndihmon në eliminimin e qimeve të futura nën lëkurë
Veçanërisht i dobishëm për meshkujt që vuajnë nga folikuliti ose irritimet e vazhdueshme.
Komfort i përditshëm
Më pak nevojë për rruajtje dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.
Përmirësim i pamjes së lëkurës
Lëkura duket më uniforme, më e pastër dhe më e kujdesur.
Cilat zona trajton
Mjekra dhe qafa
Kraharori
Shpina
Shpatullat
Barku
Krahët
Këmbët
Sqetullat
Zona intime
A është epilimi me lazer i përshtatshëm për meshkujt?
Po. Trajtimi është një nga procedurat më të kërkuara nga meshkujt për reduktimin afatgjatë të qimeve dhe përmirësimin e komfortit të përditshëm.
A është i dhimbshëm?
Shumica e pacientëve përjetojnë vetëm një ndjesi të lehtë ngrohtësie ose pickimi. Sistemet moderne të ftohjes e bëjnë trajtimin shumë komod.
Sa seanca nevojiten?
A mund të eliminohen të gjitha qimet?
Qëllimi i trajtimit është reduktimi afatgjatë dhe i ndjeshëm i qimeve. Rezultatet ndryshojnë nga personi në person.
A mund të trajtoj mjekrën ose qafën?
A ka kohë rikuperimi?
Jo. Pas trajtimit mund të riktheheni menjëherë në aktivitetet e përditshme.
Kur fillojnë të shihen rezultatet?
Reduktimi i qimeve bëhet gradualisht nga seanca në seancë, ndërsa rezultatet përmirësohen progresivisht gjatë ciklit të trajtimit.