Skip to content

CO2 Laser për Fytyrën

Çfarë është CO2 Laser?

CO2 Laser është një teknologji e avancuar dermatologjike që vepron në mënyrë të kontrolluar në shtresat e lëkurës, duke krijuar mikrozona trajtimi që aktivizojnë proceset natyrale të rigjenerimit dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit.

Trajtimi ndihmon në rinovimin e lëkurës, përmirësimin e teksturës dhe reduktimin e problematikave si shenjat post-akne, poret e zgjeruara, vijat e holla, dëmtimet nga dielli dhe parregullsitë e sipërfaqes së lëkurës.

CO2 Laser në Dermadvance

CO2 Laser përdoret për trajtimin e:

Shenjave post-akne

Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë dhe thellësisë së cikatriceve të shkaktuara nga aknet, duke stimuluar rigjenerimin e lëkurës.

Poreve të zgjeruara

Përmirëson strukturën dhe sipërfaqen e lëkurës, duke ndihmuar që poret të duken më pak të theksuara.

Rrudhave dhe vijave të holla

Stimulimi i kolagjenit ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe zbutjen graduale të vijave të holla.

Teksturës jo uniforme

Ndihmon në rafinimin e sipërfaqes së lëkurës dhe reduktimin e parregullsive, për një pamje më të lëmuar dhe uniforme.

Dëmtimeve nga dielli

Kontribuon në rinovimin e lëkurës së dëmtuar nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit dhe përmirësimin e cilësisë së saj.

Shenjave të plakjes

Përmes stimulimit të proceseve rigjeneruese, trajtimi ndihmon në përmirësimin e tonusit, elasticitetit dhe cilësisë së përgjithshme të lëkurës.

Benefitet e CO2 Laser

Stimulon prodhimin e kolagjenit

Aktivizon proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit të ri.

Përmirëson teksturën e lëkurës

Ndihmon që sipërfaqja e lëkurës të bëhet më e lëmuar, uniforme dhe e rafinuar.

Redukton shenjat post-akne

Ndihmon në përmirësimin gradual të cikatriceve dhe parregullsive të krijuara pas akneve.

Redukton vijat e holla

Stimulimi i kolagjenit ndihmon në zbutjen e vijave të holla dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Përmirëson elasticitetin

Procesi i rigjenerimit ndihmon në përmirësimin e tonusit dhe elasticitetit të lëkurës.

Rinovon pamjen e lëkurës

Lëkura fiton gradualisht një pamje më të freskët, më uniforme dhe të rigjeneruar.

Cilat problematika trajton?

Shenja post-akne

Cikatrice sipërfaqësore

Pore të zgjeruara

Teksturë jo uniforme e lëkurës

Rrudha dhe vija të holla

Shenja të plakjes

Humbje e elasticitetit

Dëmtime nga dielli (photoaging)

Njolla të caktuara sipërfaqësore

Lëkurë e lodhur dhe pa vitalitet

Strija (stretch marks)

Lëkurë me pamje të lodhur dhe jo uniforme

A është CO2 Laser i dhimbshëm?

Niveli i komfortit varet nga intensiteti dhe zona që trajtohet. Para procedurës mund të aplikohet krem anestezik për të reduktuar ndjeshmërinë dhe për ta bërë trajtimin sa më komfort.

Numri i seancave përcaktohet individualisht dhe varet nga problematika që trajtohet, gjendja e lëkurës, thellësia e shenjave dhe objektivat e trajtimit.

Përmirësimi i lëkurës zhvillohet gradualisht. Ndërsa lëkura rigjenerohet dhe prodhimi i kolagjenit stimulohet, rezultatet bëhen më të dukshme gjatë javëve dhe muajve pas trajtimit.

Po. CO2 Laser mund të përdoret edhe për shenja post-akne të vjetra. Shkalla e përmirësimit varet nga lloji, thellësia dhe karakteristikat e cikatriceve, ndaj nevojitet një vlerësim paraprak nga mjeku dermatolog.

Po. Koha e rikuperimit ndryshon sipas intensitetit dhe protokollit të trajtimit. Pas procedurës mund të shfaqen përkohësisht skuqje, ndjeshmëri, ënjtje e lehtë ose eksfolim. Mjeku do të përcaktojë kujdesin specifik që duhet ndjekur pas trajtimit.

Po. Mbrojtja nga dielli është një pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit pas trajtimit. Duhet të ndiqen me kujdes rekomandimet e mjekut për përdorimin e SPF dhe ekspozimin në diell gjatë periudhës së rikuperimit.

Po. Në varësi të problematikës dhe objektivave, CO2 Laser mund të përfshihet në protokolle të kombinuara rigjeneruese. Kombinimi dhe koha ndërmjet procedurave përcaktohen nga mjeku pas vlerësimit të lëkurës.