Skip to content

Dermal Fillers

Çfarë janë Dermal Fillers?

Dermal Fillers janë trajtime estetike injektabile të përdorura për të rikthyer volumin e humbur, për të përmirësuar konturet e fytyrës dhe për të harmonizuar tiparet natyrale.

Me kalimin e viteve, fytyra humbet gradualisht kolagjen, elastinë dhe acid hialuronik, duke sjellë humbje të volumit, ndryshim të kontureve dhe shfaqje të shenjave të plakjes. Dermal Fillers ndihmojnë në kompensimin e këtyre ndryshimeve duke rikthyer strukturën, mbështetjen dhe balancën e fytyrës.

Në Dermadvance, trajtimet me filler realizohen sipas një qasjeje të personalizuar, duke respektuar anatomisë natyrale të fytyrës dhe duke synuar rezultate elegante, harmonike dhe natyrale.

Çfarë ofrohet në Dermadvance?

Lip Fillers

Trajtim i dedikuar për përmirësimin e formës, volumit dhe definimit të buzëve.

Mund të përdoret për:

  • Shtim të volumit të buzëve
  • Përmirësim të konturit
  • Korrigjim të asimetrive

Face Fillers

Trajtime për rikthimin e volumit dhe përmirësimin e kontureve të fytyrës.

Zonat më të trajtuara përfshijnë:

  • Mollëzat
  • Jawline
  • Mjekrën
  • Konturimin e profilit të fytyrës

Shërbimet

Benefitet e Dermal Fillers

Rikthejnë volumin e humbur

Me kalimin e viteve, fytyra humbet gradualisht mbështetjen natyrale të indeve. Dermal Fillers ndihmojnë në rikthimin e volumit në zonat ku ai është reduktuar.

Përmirësojnë konturet e fytyrës

Trajtimi ndihmon në definimin e mollëzave, mjekrës dhe nofullës, duke krijuar një profil më të balancuar dhe harmonik.

Harmonizojnë tiparet

Dermal Fillers mund të përmirësojnë proporcionet e fytyrës dhe të korrigjojnë asimetritë e lehta pa ndryshuar tiparet natyrale.

Përmirësojnë cilësinë e lëkurës

Acidi hialuronik kontribuon në hidratimin e indeve dhe përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës.

Zbusin shenjat e plakjes

Ndihmojnë në reduktimin e vijave dhe rrudhave që krijohen si pasojë e humbjes së volumit.

Cilat problematika trajton?

Humbje e volumit në fytyrë

Buzët e holla ose pa definim

Asimetritë e buzëve

Mjekër e paformuar

Konturi i paqartë i nofullës

Vijat nazolabiale

Linjat marionette

Shenjat e plakjes së fytyrës

Humbje e harmonisë së profilit

A janë Dermal Fillers të sigurt?

Po. Kur aplikohen nga profesionistë të trajnuar dhe me produkte të certifikuara, Dermal Fillers konsiderohen trajtime të sigurta dhe efektive.

Trajtimi tolerohet mirë nga shumica e pacientëve. Nëse është e nevojshme, aplikohet krem anestezik për të rritur komfortin.

Rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, ndërsa rezultati final stabilizohet brenda disa ditëve.

Kohëzgjatja varet nga zona e trajtuar, produkti i përdorur dhe karakteristikat individuale të pacientit. Mesatarisht rezultatet zgjasin nga 6 deri në 18 muaj.

Pacienti mund t’i rikthehet aktiviteteve të përditshme menjëherë pas trajtimit. Mund të shfaqen ënjtje ose mavijosje të lehta dhe kalimtare.

Jo. Në Dermadvance fokusohemi në rezultate natyrale, të balancuara dhe në harmoni me tiparet individuale të fytyrës.

Lip Fillers fokusohen në formën, volumin dhe definimin e buzëve, ndërsa Face Fillers përdoren për rikthimin e volumit dhe harmonizimin e kontureve të zonave të ndryshme të fytyrës.