Mikroneedling & Rigjenerim
Çfarë është Mikroneedling?
Mikroneedling është një procedurë dermatologjike minimalisht invazive që stimulon proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës përmes mikrokanaleve të kontrolluara të krijuara në sipërfaqen e saj.
Këto mikroperforime aktivizojnë mekanizmat e shërimit të organizmit dhe nxisin prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, dy proteinat kryesore përgjegjëse për firmësinë, elasticitetin dhe cilësinë e lëkurës.
Trajtimet e Mikroneedling në Dermadvance
Dermapen
Trajtimi bazë i mikroneedling që stimulon rigjenerimin natyral të lëkurës, përmirëson teksturën, tonin dhe cilësinë e saj.
Dermapen + PRP
PRP (Platelet Rich Plasma) përdor plazmën e pasuruar me trombocite të përftuar nga gjaku i vetë pacientit.
Dermapen + Exosomes
Terapia e avancuar e rigjenerimit qelizor.
Exosomes janë vezikula biologjike që përmbajnë molekula sinjalizuese me rol në komunikimin qelizor dhe proceset e rigjenerimit. Kur kombinohen me Dermapen, ato ndihmojnë në përmirësimin e proceseve të riparimit dhe revitalizimit të lëkurës.
Dermapen Signature
Protokolli premium i rigjenerimit në Dermadvance.
Pas vlerësimit dermatologjik, specialisti kombinon Dermapen me serumet, faktorët rigjenerues dhe protokollet më të përshtatshme sipas nevojave specifike të lëkurës.
Shërbimet
Benefitet e Mikroneedling
Përmirëson teksturën e lëkurës
Lëkura bëhet më e lëmuar, më uniforme dhe më e rafinuar.
Redukton shenjat post-akne
Ndihmon në përmirësimin progresiv të cikatriceve dhe parregullsive të sipërfaqes së lëkurës.
Minimizon poret e zgjeruara
Përmirëson pamjen dhe cilësinë e poreve duke e bërë lëkurën më homogjene.
Përmirëson elasticitetin dhe firmësinë
Stimulimi i kolagjenit dhe elastinës ndihmon në rikthimin e tonusit të lëkurës.
Redukton vijat e holla
Ndihmon në zbutjen e shenjave të hershme të plakjes.
Cilat problematika trajton?
Shenja post-akne
Cikatrice sipërfaqësore
Pore të zgjeruara
Teksturë jo uniforme
Lëkurë të lodhur dhe pa shkëlqim
Vijat e holla
Shenja të hershme të plakjes
Humbje të elasticitetit
Ton jo uniform të lëkurës
A është i dhimbshëm mikroneedling?
Para trajtimit aplikohet krem anestezik për të minimizuar shqetësimin. Shumica e pacientëve e tolerojnë shumë mirë procedurën.
Sa kohë zgjat rikuperimi?
Mund të shfaqet skuqje e lehtë për 24–48 orë pas trajtimit, e ngjashme me një djegie të lehtë nga dielli.
Kur shihen rezultatet?
Përmirësimi i shkëlqimit dhe teksturës mund të vërehet pas seancës së parë, ndërsa rezultatet e plota zhvillohen gradualisht gjatë javëve pas trajtimit.
Sa seanca rekomandohen?
Numri i seancave përcaktohet sipas problematikës së trajtuar. Zakonisht rekomandohen 3–6 seanca për rezultate optimale.
Cili është ndryshimi midis PRP dhe Exosomes?
PRP përdor faktorët e rritjes të përftuar nga gjaku i pacientit, ndërsa Exosomes përmbajnë molekula sinjalizuese të avancuara që mbështesin proceset e komunikimit dhe rigjenerimit qelizor.
A mund të kombinohet me trajtime të tjera?
Po. Mikroneedling kombinohet shpesh me biorevitalizues, peeling kimik, PRP, exosome dhe trajtime të tjera dermatologjike sipas rekomandimit të specialistit.