Videodermatoskopi
Videodermatoskopia është një metodë moderne, jo-invazive diagnostikimi që mundëson ekzaminimin e detajuar të lëkurës, nishaneve, flokëve dhe skalpit me zmadhim të lartë dhe analizë dixhitale të imazheve.
Hair Matrix
Analizë e avancuar e flokëve dhe skalpit
Hair Matrix është një ekzaminim dixhital i flokëve dhe skalpit që mundëson analizimin e detajuar të gjendjes së tyre.
Trajtimi ndihmon në vlerësimin e:
• Dendësisë së flokëve
• Diametrit të fijeve të flokut
• Shëndetit të skalpit
Dermatoskopi e Thjeshtë
Kontroll i detajuar i nishaneve dhe lezioneve të lëkurës
Dermatoskopia e thjeshtë lejon ekzaminimin e një ose disa lezioneve specifike të lëkurës përmes zmadhimit të avancuar dhe analizës dermatologjike.
Përdoret për:
- Kontrollin e nishaneve
- Vlerësimin e lezioneve pigmentare
- Monitorimin e ndryshimeve të lëkurës
Total Body Mapping
Total Body Mapping është ekzaminimi më i plotë i lëkurës dhe një nga metodat më të avancuara për monitorimin e nishaneve dhe lezioneve pigmentare.
Procedura përfshin:
- Fotografim të plotë të trupit
- Hartëzim të të gjithë sipërfaqes së lëkurës
- Monitorim të ndryshimeve me kalimin e kohës
Identifikim të hershëm të lezioneve të dyshimta
Shërbimet
Benefitet e Videodermatoskopisë
Diagnostikim i hershëm
Ndihmon në identifikimin e ndryshimeve të dyshimta në fazat më të hershme, kur trajtimi është më efektiv.
Monitorim afatgjatë
Lejon krahasimin e imazheve në kohë dhe vlerësimin objektiv të çdo ndryshimi të lëkurës apo flokëve.
Vlerësim jo-invaziv
Ekzaminimi kryhet pa dhimbje, pa ndërhyrje kirurgjikale dhe pa kohë rikuperimi.
Dokumentim dixhital i saktë
Të gjitha imazhet ruhen në sistem për ndjekje dhe monitorim të vazhdueshëm.
Saktësi më e lartë diagnostike
Teknologjia mundëson vlerësimin e strukturave mikroskopike që nuk dallohen gjatë ekzaminimit tradicional.
Siguri më e madhe për pacientin
Ndihmon në kontrollin periodik dhe monitorimin profesional të shëndetit të lëkurës.
Kur rekomandohet?
Persona me shumë nishane
Pacientë me histori familjare të melanomës
Ndryshime në madhësi, formë ose ngjyrë të nishaneve
Shfaqjen e lezioneve të reja pigmentare
Kontroll dermatologjik periodik
Monitorimin e pacientëve me rrezik të shtuar
Rënie të flokëve
Problematika të skalpit
Monitorimin e trajtimeve për flokët
A është videodermatoskopia e dhimbshme?
Jo. Ekzaminimi është plotësisht jo-invaziv dhe pa dhimbje.
Sa zgjat ekzaminimi?
Varet nga lloji i ekzaminimit. Dermatoskopia e thjeshtë zgjat pak minuta, ndërsa Total Body Mapping mund të kërkojë më shumë kohë për shkak të dokumentimit të plotë të lëkurës.
Sa shpesh duhet kryer kontrolli?
Frekuenca përcaktohet nga dermatologu bazuar në profilin individual të pacientit dhe faktorët e riskut.
A mund të zbulojë melanomën?
Videodermatoskopia ndihmon në identifikimin e hershëm të lezioneve të dyshimta dhe rrit ndjeshëm saktësinë e vlerësimit dermatologjik, por diagnoza përfundimtare vendoset nga mjeku specialist.
Cili është ndryshimi midis Dermatoskopisë së Thjeshtë dhe Total Body Mapping?
Dermatoskopia e thjeshtë fokusohet në ekzaminimin e një ose disa lezioneve specifike, ndërsa Total Body Mapping realizon dokumentimin dhe monitorimin e të gjithë sipërfaqes së lëkurës.
A përdoret vetëm për nishanet?
Jo. Videodermatoskopia përdoret gjithashtu për analizën e flokëve, skalpit dhe problematikave të ndryshme dermatologjike.