Skip to content

Biorevitalizues

Çfarë janë Biorevitalizuesit?

Biorevitalizuesit janë trajtime injektabile të avancuara që synojnë përmirësimin e cilësisë së lëkurës në nivel qelizor, duke stimuluar proceset natyrale të rigjenerimit dhe duke rikthyer hidratimin, elasticitetin dhe vitalitetin e saj.

Ndryshe nga filler-at dermalë, të cilët përdoren për të krijuar volum ose kontur, biorevitalizuesit fokusohen në përmirësimin e strukturës dhe funksionit biologjik të lëkurës.

Në Dermadvance, protokollet e biorevitalizimit personalizohen sipas nevojave të pacientit dhe realizohen me produkte të gjeneratës së fundit, të njohura për efektet e tyre rigjeneruese dhe anti-age.

Hidratim, rigjenerim dhe cilësi më e mirë e lëkurës në Dermadvancë me:

  • Jalupro

Jalupro kombinon acidin hialuronik me aminoacide specifike që mbështesin sintezën e kolagjenit dhe proceset natyrale të rigjenerimit.

Karisma (Biostimulim me kolagjen për rigjenerim natyral.)

Karisma është një biorevitalizues inovativ që kombinon acidin hialuronik me kolagjen dhe përbërës bioaktivë që ndihmojnë në stimulimin e proceseve natyrale rigjeneruese të lëkurës.

  • Xela Rederm

Xela Rederm kombinon acidin hialuronik me acidin suksinik, një komponent me veprim antioksidant dhe rigjenerues.

  • Rejuran

Rejuran është një trajtim inovativ i bazuar në polinukleotide që ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës nga brenda.

Ai vepron duke mbështetur proceset natyrale të riparimit qelizor dhe përmirësuar strukturën e lëkurës.

  • Lola Long Lasting

Lola Long Lasting është një biorevitalizues i gjeneratës së re i projektuar për të përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe cilësinë e lëkurës për një periudhë të zgjatur.

Shërbimet

Benefitet e Biorevitalizuesve

Hidratim i thellë dhe afatgjatë

Përmirësojnë rezervat natyrale të hidratimit të lëkurës duke rikthyer freskinë dhe komfortin e saj.

Stimulim i prodhimit të kolagjenit

Ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, firmësisë dhe strukturës së lëkurës.

Përmirësim i cilësisë së lëkurës

Lëkura bëhet më uniforme, më e lëmuar dhe më e shëndetshme në pamje.

Efekt anti-age natyral

Reduktojnë gradualisht shenjat e plakjes dhe ndihmojnë në ruajtjen e një pamjeje të freskët.

Rikthim i shkëlqimit dhe vitalitetit

Lëkura fiton një pamje më të ndritshme, më të pushuar dhe më energjike.

Cilat problematika trajton?

Dehidratim të lëkurës

Humbje të elasticitetit

Humbje të shkëlqimit

Shenja të hershme të plakjes

Vijat e holla

Lëkurë të lodhur dhe pa vitalitet

Teksturë jo uniforme

Dëmtime nga ekspozimi në diell

Shenja post-akne

Cili është ndryshimi midis biorevitalizuesve dhe filler-ave?

Biorevitalizuesit përmirësojnë cilësinë dhe funksionin e lëkurës, ndërsa filler-at përdoren kryesisht për krijimin e volumit dhe konturimit të fytyrës.

Shkëlqimi dhe hidratimi mund të vërehen pas trajtimit të parë, ndërsa rezultatet e plota zhvillohen gradualisht në javët pas procedurës.

Numri i seancave varet nga produkti dhe gjendja e lëkurës. Zakonisht rekomandohen 2–4 seanca të ndjekura nga mirëmbajtja periodike.

Procedura tolerohet mirë nga shumica e pacientëve. Nëse është e nevojshme, mund të aplikohet krem anestezik për të rritur komfortin.

Mund të shfaqen skuqje të lehta ose pika të vogla në vendet e injektimit, të cilat zakonisht largohen brenda pak ditësh.

Zgjedhja përcaktohet gjatë konsultës dermatologjike, bazuar në gjendjen e lëkurës, moshën dhe objektivat e trajtimit.