Skip to content

Teknologjia

Hair Metrix – Sistemi i parë i ekzaminimit të skalpit dhe flokëve (trikoskopi) kryer nga Inteligjenca Artificiale (AI)

Hair Metrix është shembulli i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në ndihmë të diagnostikimit mjekësor.

Si trikoskopia e parë e llojit të vet, Hair Metrix kryen analizim të menjëhershëm të imazheve të realizuara nga skalpi dhe flokët e pacientit, duke pasqyruar të dhënat e mëposhtme:

  • Numrin e flokëve për cm2.
  • Numrin e folikujve për cm2.
  • Gjerësinë mesatare të flokëve.
  • Raportet vellus/terminal të njësive folikulare, etj.

Këto të dhëna ndihmojnë mjekun dermatolog në diagnostikimin e rënies së flokëve.

Benefitet e përdorimit të Hair Metrix janë:

  • Nuk ka nevojë për përgatitje të veçantë para procedurës.
  • Pacienti merr rezultat të menjëhershëm që në vizitën e parë.
  • Kjo i jep mundësinë mjekut dermatolog të rekomandojë një trajtim të personalizuar.
  • Ecuria e trajtimit ndiqet në menyrë të rregullt nëpërmjet sistemit Hair Metrix.

IntelliStudio DermaGraphix

Imazhi i automatizuar “total body” nëpërmjet hartës së trupit Dermagraphix

Harta e trupit përdoret për të detektuar imazhet e nishaneve në trup tek pacientët me predispozitë të lartë për ti zhvilluar ato dhe të cilët duhet t’i nwnshtrohen monitomit të vazhdueshwm. Dermatologu është përgjegjës për gjurmimin e këtyre nishaneve gjatë çdo vizite për të përcaktuar se cilat nishane janë të reja dhe cilat mund të kenë ndryshuar.

DermaGraphix® përdor një kamer profesionale me rezolucion të lartë dhe një software të avancuar për të analizuar hartën e nishaneve në të gjithë sipërfaqen e lëkurës së pacientit, duke krijuar një bazë fotografike të të gjitha nishaneve të tij. Duke përdorur këtë hartë dixhitale të nishaneve, dermatologët mund të dallojnë më lehtë nishanet e reja apo nishanet që po ndryshojnë me shpejtësi – një nga shenjat e mundshme të melanomës. Përvec syrit të trajnuar të dermatologut, ne kemi teknologjinë dhe  inteligjencën artificiale për të gjurmuar këto ndryshime delikate.

DermaGraphix® arrin :

  • Të kapë imazhe tërësisht në mënyrë të automatizuar të “hartës së nishaneve të trupit”.
  • Të etiketojë dhe lidhë të gjitha imazhet dermoskopike me një numër unik të gjeneruar automatikisht në “Hartën e nishaneve të trupit”, për ekzaminim efikas dhe të saktë, dhe për tu ndjekur në vazhdimësi.
  • Të lokalizojë lezione sipas kritereve të vendosura nga mjeku (kufiri, asimetria, ngjyra).
  • Të ndihmojë mjekun në përzgjedhjen e lezioneve për dermatoskopi.
  • Të krahasojë tërësisht në mënyrë të automatizuar imazhet nga një vizitë tek tjetra, duke identifikuar lezione të cilat kanë ndryshuar ose dhe lezione të reja.

QUANTA SYSTEM SUPREMA 4V MT

I pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri

Fuqia Superiore Lazerike për trajtimet Vaskulare dhe Epilimin.

Suprema është platforma më e re lazerike e zhvilluar nga Quanta System për trajtimet vaskulare, epilimin dhe trajtime të tjera me rezultate të shpejta dhe efektive dhe me një kohë të shkurtër rikuperimi.

Kjo teknologji është ndër më të mirat në botë falë 3 gjatësive të valëve (532 nm, Alexandrite 755 nm dhe Nd:YAG 1064 nm) dhe teknologjisë ekskluzive Quanta Mixed Technology®.

Në sajë të Quanta Mixed Technology®, është e mundur që në mënyrë simultane ose sekuenciale, të emetohen të dy gjatësitë e valëve, Alexandrite (755 nm) dhe Nd:YAG (1064 nm), të cilat optimizojnë rezultatet, reduktojnë numrin e seancave të domosdoshme për trajtim dhe minimizojnë efektet e padëshiruara.

Përvec Epilimit definitiv, SUPREMA është krijuar për të ofruar më shumë zgjidhje për një gamë të gjerë problemesh dermatologjike si:

  • Rosacea
  • Lezionet vaskulare të fytyrës
  • Lezionet vaskulare të trupit
  • Lezionet e pigmentuara
  • Rrudhat dhe vijat e holla
  • Reduktimi i shenjave të akneve, etj.

Youlaser MT, Lazeri i ri i referencës për Anti-Age dhe më shumë!

Youlaser MT është lazeri i parw dhe i vetwm qw falw teknologjisë ekskluzive Quanta Mixed Technology®, është në gjendje të kombinojë standardet e arta të gjatësisë së valëve prej 10600 nm dhe 1540 nm në një emetim fraksional sekuencial ose simultan.

Kur këto dy gjatësi vale emetohen së bashku maksimizohen avantazhet e çdo lazeri, duke arritur rezultate tw dukshme në një seancë të vetme. Lëkura me rrudha dhe pigmentime, cikatricet apo edhe atrofia vaginale, trajtohen më së miri nga Mixed Technology, me rezultate të avancuara, pa patur nevojë për një kohë të gjatë rikuperimi.

Youlaser MT është lazeri i parë dhe i vetëm që kombinon lazerin CO2 Ablativ dhe lazerin GaAs Joablativ, të cilët mund të përdoren të veçuar, ose në një Modalitet Miks eksluziv, gjë që u lejon profesionistëve të ofrojnë trajtimin e duhur dhe tw personalizuar për çdo pacient.

Përdorimet e Youlaser janë të shumta por kryesisht përdoret në trajtimin e:

  • Rrudhave dhe laksitetit të lëkurës.
  • Shenjave të akneve.
  • Shenjave të plagëve.
  • Për rigjenerimin e lëkurës, etj.

She Lase

Atrofia vaginale është humbja e densitetit natyror strukturor të kolagjenit dhe formës së indit vaginal. Kjo mund të shkaktohet nga lindjet natyrale ose efekti moshë.

Shelase është një procedurë lazerike e dyfishtë me GaAs 1540 nm dhe CO2 10600 nm, për trajtimin efektiv të atrofisë dhe laksitetit vaginal, të cilën e arrin nëpërmjet rigjenerimit të mukozës vaginale, e gjithë kjo për një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacienteve, me një kthim të menjëhershëm në aktivitetet normale. 

Teknologjitë Tona:

Zbuloni përvojën më të mirë të Bukurisë