Skip to content

PRP - Fytyrë & Skalp

PRP përdor fuqinë e plazmës së pasur me trombocite — pra forcat e natyrshme rigjeneruese të trupit — për të ripërtërirë lëkurën dhe skalpin. Trombocitet përmbajnë faktorë rritjeje që stimulojnë proceset e shërimit, rigjenerimit dhe prodhimit të kolagjenit të ri.

Në fytyrë, PRP është ideal për:
– zbutjen e shenjave të akneve,
– reduktimin e vijave të imta,
– përmirësimin e teksturës dhe tonit,
– rikthimin e elasticitetit dhe volumit natyral,
– reduktimin e njollave dhe hiperpigmentimit.

Në skalp, PRP:
– stimulon qarkullimin e gjakut,
– forcon rrënjët,
– redukton rënien e flokëve,
– përmirëson densitetin dhe cilësinë e tyre.

Trajtimi është i natyrshëm, i sigurt dhe shumë efektiv për ata që duan rigjenerim pa materiale të jashtme.

Shërbimet