Skip to content

FAQ

Si lindi ideja për këtë Qendër Dermoestetike?

Ideja lindi si rezultat i dëshirës për të zgjeruar gamën e shërbimeve të ofruara dhe duke u bazuar tek kërkesat në rritje të pacientëve për zgjidhje të sigurta, efektive dhe të personalizuara për kujdesin dermoestetik.

Vitin e kaluar, për herë të parë në Shqipëri, në sektorin e diagnostikës ambulatore private, Intermedica, në pararoje të parandalimit dhe diagnostikimit më të hershëm të kancerit të gjirit, instaloi në Qendrën Diagnostikuese aparatin modern të mamografisë, me teknologjinë më të avancuar 3D Tomosintezë me kontrast, të Kompanisë japoneze “Fuji”, aparat ky i bazuar në aplikacionet e Inteligjencës Artificiale.

Në kombinim me elastografinë e gjirit me teknologjinë “Matrix” të aparatit ekografik LOGIQ E-10 i Kompanisë amerikane “General Electric”, i cili është i vetmi i instaluar në Shqipëri deri më sot, Intermedica u kthye edhe në një qendër ekselence për ekzaminimin e gjirit.

Menduam që dëshirojmë të jemi pranë pacientëve tanë, duke theksuar se parandalimi nëpërmjet diagnostikimit garanton jetëgjatësinë, shëndetin, por në këtë rast pse jo edhe estetikën dhe bukurinë.

Ndërtuar mbi themele të forta profesionalizmi dhe besueshmërie, Intermedica ka potencialin e duhur për tu pozicionuar si partneri ideal për një revolucion të bukurisë së shëndetshme dhe për të krijuar një hapsirë ku cilësia, teknologjia dhe kujdesi ndaj klientit të jenë në qendër të objektivave tona.

Qendra është e pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit sipas standarteve më të larta. Mund tju përmend këtu vetëm disa prej aplikimeve sepse gama e shërbimeve të ofruara do të jetë shumë e gjërë.

Në qendrën tonë është instaluar lazeri i parë dhe i vetëm që falë teknologjisë ekskluzive Quanta Mixed Technology®, kombinon standardet e arta të gjatësisë së valëve prej 10600 nm dhe 1540 nm në një emetim fraksional sekuencial ose simultan.

Kur këto dy gjatësi vale emetohen së bashku maksimizohen avantazhet e çdo lazeri, duke arritur rezultate të dukshme në një seancë të vetme. Lëkura me rrudha dhe pigmentime, cikatricet apo edhe atrofia vaginale, trajtohen më së miri me rezultate të avancuara, pa patur nevojë për një kohë të gjatë rikuperimi.

Ky është lazeri i parë dhe i vetëm që kombinon lazerin CO2 Ablativ dhe lazerin GaAs Joablativ, të cilët mund të përdoren të veçuar, ose në një Modalitet Miks eksluziv, gjë që u lejon profesionistëve të ofrojnë trajtimin e duhur dhe të personalizuar për çdo pacient.

Gjithashtu kemi platformën më të re lazerike për trajtimet vaskulare, epilimin dhe trajtime të tjera me rezultate të shpejta dhe efektive dhe me një kohë të shkurtër rikuperimi.

Kjo teknologji është ndër më të mirat në botë falë 3 gjatësive të valëve (532 nm, Alexandrite 755 nm dhe Nd:YAG 1064 nm) dhe teknologjisë ekskluzive Quanta Mixed Technology®.

Duhet të përmendim edhe Sistemin e parë të ekzaminimit të skalpit dhe flokëve (trikoskopi) kryer nga Inteligjenca Artificiale (AI) i cili është shembulli i parë i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në ndihmë të diagnostikimit mjekësor.

Si trikoskopia e parë e llojit të vet, nëpërmjet kësaj pajisje kryhet analizimi i menjëhershëm i imazheve të realizuara nga skalpi dhe flokët e pacientit.

Dua të theksoj që gjithcka kryhet nën kujdesin e mjekut dermatolog, me shumë vite përvojë në fushën e estetikës dhe dermatologjisë, por emrin do e lëmë si një surprizë të këndshme për të gjithë ju.

Intermedica do të ofrojë thuajse të gjitha shërbimet në fushën e dermatologjisë dhe estetikës, mund të përmendim këtu lazerin për trajtimin e rrudhave dhe laksitetit të lëkurës, shenjave të akneve, shenjave të plagëve, procedurat lazerike për trajtimin efektiv të atrofisë dhe laksitetit vaginal.

Vlen për tu përmendur aplikimi i imazhit të automatizuar të hartës së trupit që përdoret për të detektuar imazhet e nishaneve tek pacientët me predispozitë të lartë për ti zhvilluar ato dhe të cilët duhet t’i nënshtrohen monitomit të vazhdueshëm.

Duke përdorur këtë hartë dixhitale të nishaneve, dermatologët mund të dallojnë më lehtë nishanet e reja apo nishanet që po ndryshojnë me shpejtësi – një nga shenjat e mundshme të melanomës. Përvec syrit të trajnuar të dermatologut, ne kemi teknologjinë dhe  inteligjencën artificiale për të gjurmuar këto ndryshime delikate.

Përvec Epilimit definitiv, lazeri i instaluar pranë qendrës tonë është krijuar për të ofruar më shumë zgjidhje për një gamë të gjerë problemesh dermatologjike si Rosacea, lezionet vaskulare të fytyrës dhe të trupit, lezionet e pigmentuara, rrudhat dhe vijat e holla, reduktimi i shenjave të akneve, etj.

Gjithashtu kryejmë analizimin e menjëhershëm të imazheve të realizuara nga skalpi dhe flokët e pacientit, duke pasqyruar të dhënat të rëndësishme që i japin mundësinë mjekut dermatolog të rekomandojë një trajtim të personalizuar. Ky është Sistemi i parë i ekzaminimit të skalpit dhe flokëve (trikoskopi) kryer nga Inteligjenca Artificiale (AI).

Ajo që e veçon qendrën është qasja multidisiplinare, protokollet mjekësore të personalizuara dhe angazhimi i stafit të specializuar dhe trajnuar në vazhdimësi, duke ndërtuar çdo trajtim mbi një analizë të detajuar në bazë të nevojave të secilit klient.

Është parësore që trajtimet dermoestetike të kryhen nga profesionistë. Siguria është prioriteti ynë. Si në cdo fushë të mjekësisë edhe kjo kërkon njohuri, përvojë dhe përkushtim nga mjekë me përvojë. Çdo proçedurë tek Intermedica kryhet nga profesionistë të trajnuar, me produkte të certifikuara ndërkombëtarisht dhe aparatura të aprovuara nga organizmat shëndetësore përkatëse. Si në cdo strukturë të rrjetit tonë, edhe këtu aplikohen në punën e përditshme protokolle të standardizuara për të garantuar minimizimin e çdo rreziku.  

Çdo pacient i nënshtrohet një vlerësimi të thelluar të lëkurës përmes aparaturave të analizës spektrale, që na ndihmojnë të kuptojmë gjendjen e brendshme të lëkurës, përtej asaj që shihet me sy të lirë nga mjeku yne dermatolog. Bazuar në këtë analizë, hartohet një plan trajtimi i personalizuar që synon rezultate të sigurta dhe afatgjata .

Absolutisht po. Ne e dimë që çdo lëkurë ka tipologjine e saj. Kujdesi për lëkurën nuk është vetëm një luks, por një nevojë, për këtë arsye, çdo trajtim do ndërtohet nëpërmjet konsultës paraprake me mjekun dhe do të realizohet në bazë të gjetjeve të tij dhe objektivave të pacientit qoftë për përmirësim estetik apo për problematika të theksuara dermatologjike.

Po, qendra ofron edhe trajtime të avancuara mini-invazive si microneedling me PRP, mezoterapi, fillers, të gjitha të kryera nën kujdesin e mjekëve të licencuar dhe me përbërës të certifikuar. Këto aplikohen kur trajtimet jo-invazive nuk mjaftojnë për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ndër tendencat kryesore që aplikojmë janë: teknologjitë bio-revitalizuese, përdorimi i serumeve të mikrokapsuluara, trajtimet e bazuara në protokolle anti-aging me qasje natyrale dhe pa rikuperim të gjatë.

Përdorim vetëm produkte nga linja dermatologjike të aprovuara ndërkombëtarisht, me përbërje të kontrolluar farmaceutike dhe pa parabenë apo substanca alergjike. Çdo produkt përzgjidhet bazuar në analizën e lëkurës dhe përshtatet për çdo tip lëkure.

Stafi ynë përfshin dermatologë të licencuar me përvojë të gjatë, estetistë të trajnuar  dhe operatorë të pajisjeve mjekësore të certifikuar. Shërbimi i Intermedica nuk bazohet thjesht në teknologji, por në profesionalizmin e njerëzve që qëndrojnë pas saj dhe në trajnimin e tyre të vazhdueshëm.

Synimi ynë është të bëhemi një qendër referimi për dermoestetikën në Shqipëri. Në të ardhmen, parashikojmë zgjerim të shërbimeve drejt teknologjive rigjeneruese të avancuara dhe kirurgjisë plastike.

Qendra ndodhet tek Rruga e Kosovarëve përballë FSHF-së në një hapësirë moderne, të qetë dhe mikpritëse, ku estetika bashkohet natyrshëm me sigurinë mjekësore. Funksionimi i saj bazohet në një organizim të kujdesshëm të rezervimeve duke shmangur kohët e gjata të pritjes dhe duke garantuar shërbim të personalizuar dhe me shumë privatësi.

Pacienti është gjithmon në qendër të vëmendjes që nga konsultimi i parë, gjatë trajtimeve dhe deri te ndjekja pas tyre, gjithçka është menduar për të ofruar përkujdesje të plotë dhe përvojë të kënaqshme nën garancinë e emrit Intermedica.